Përkeqësohet moti në Shqipëri, ja ç'paralajmërohet

Përkeqësohet moti në Shqipëri, ja ç'paralajmërohet

Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë datave 19 deri me 22 tetor pritet përkeqësim i kushteve meteorologjike.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 19-22 tetor 2023 duke filluar nga ora 10:00 datë 19 tetor 2023 do kemi përkeqësim të motit ku era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ndërsa sipas njoftimit përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas orës 06:00 të datës 22 tetor 2023.

/Motilokal.com