Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se ZRRE sot ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e kësaj ndërmarrje për sezonin 2022-2023.
Bazuar në këtë vendim, nuk do të ketë rritja të tarifave në fatura.
“Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës! ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP "Termokos" SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023. Sipas kësaj strukture, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar. Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër”, ka shkruar Osmani në Facebook.
/Motilokal.com
