Klosi: Të fusim Shqipërinë në një agjendë evropiane për mbrojtjen e mjedisit

Klosi: Të fusim Shqipërinë në një agjendë evropiane për mbrojtjen e mjedisit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një konference shkencore me temë “Krimi mjedisor, siguria mjedisore dhe ajo kombëtare”, theksoi se krimet mjedisore nuk do të tolerohen, por do të ndëshkohen.

Sipas tij, Shqipëria duhet të futet në një agjendë evropiane për mbrojtjen e mjedisit.

“Mali i Krujës dhe i Tomorit janë zona të qeta në pikëpamjen mjedisore. Sot kemi një shembull që ne ia dalim dhe ndryshimet na çojnë në diskutime evropiane. Kodi penal kërkon që krimet mjedisore të ndëshkohen, nuk duhen toleruar. Ta fusim Shqipërinë në një agjendë evropiane për mbrojtjen e mjedisit”, tha ministri Klosi.

Ai bëri apel për një angazhim të përbashkët në luftën për mbrojtjen e mjedisit, si mision i agjendës për të gjitha institucionet.

“Zhvillimi i turizmit të gjelbër, mbrojtja e mjedisit është sfida jonë dhe misioni ynë i përbashkët që kërkon angazhimin e të gjithëve”, tha Klosi./Motilokal.com