Pasagjerët gjatë aterrimit të një aeroplani kanë kaluar momente të frikshme për shkak të erërave të fuqishme që kanë përfshirë Britaninë e Madhe.
Për shkak të stuhisë “Kiara”, shumë fluturime u anuluan dhe pati ndërprerje dhe vonesa në trafikun hekurudhor dhe detar.
Skena dramatike u raportuan në aeroportin e Birminghamit pasi një avion kishte probleme të mëdha në ulje. Konkretisht, avioni që po vinte nga Varshava ishte planifikuar të zbriste në aeroportin “Luton” në Londër, por ndryshoi destinacionin për shkak të kushteve të motit dhe iu tha që të zbarkonte në Birmingham.
Ndërsa iu afrua aeroportit në këtë qytet, piloti kishte probleme të mëdha në uljen për shkak të erërave të mëdha, të gjitha të regjistruara nga kamera./Motilokal.com
