Rritet frikshëm bilanci i viktimave si pasojë e koronavirusit. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, 108 njerëz kanë humbur jetën dje nga koronavirusi, duke e çuar në 1016 numrin e viktimave në këtë vend.
Ky virus vdekjeprurës tashme nuk po frikëson vetëm Kinën, por edhe 24 vende të tjera anembanë globit që kanë regjistruar të infektuar, të cilët janë përfshirë në marrjen e masave drastike me ndërprerjen e çdo komunikimi me vendin e lindjes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojë që epidemia të dalë jashtë kontrollit.
Ndërsa Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.
Virusi i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës ende nuk është zbuluar vaksina për të./Motilokal.com
