Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë kroçiera M/V “Spirit of Discovery”, e cila është prodhuar në vitin 2019 dhe ka një gjatësi prej 236.71 metra dhe gjerësi 31.2 metra.
Mbërritja e një kroçiere e cila është prodhuar vetëm një vit më parë, në ujërat e Republikës së Shqipërisë, është një risi.
Përmes një postimi i Facebook, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se kroçiera lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar.
Postimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:
Kroçiera M/V “Spirit of Discovery në ujërat e Republikës së Shqipërisë?
Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë kroçiera M/V “Spirit of Discovery.
Kroçiera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna:
Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar,
Është prodhuar në vitin 2019,
Ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m,
GT- 58199.
Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjencisë Detare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Kroçerës M/V “Spirit of Discovery në datën 09,05,2020 në Portin e Durrësit.
Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj./Motilokal.com
