Kinë, rritet në 909 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Kinë, rritet në 909 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Epidemia vdekjeprurëse e njohur si koronavurisi i ri që u shfaq në dhjetor në Kinë dhe që tani përmendet me një emër të ri në mbarë vendin, “pneumonia e koronavirusit të ri” (NCP), po vazhdon të përhapet me të madhe.

Sipas Komisioni Kombëtar të Shëndetit (NHC) në Kinë numri i personave që kanë vdekur nga ky virus është rritur në 909, njëri në Hongkong, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 40.171, nga të cilët rreth 6 mijë e 500 janë në gjendje të rëndë.

Me vdekjen e 97 njerëzve të tjerë në të gjithë vendin për shkak të epidemisë NCP është shënuar edhe niveli më i lartë i vdekjeve brenda 24 orëve, ndërkohë që janë konstatuar edhe 3062 raste të reja me koronavirus.

Ndërsa numri i të diagnostikuarve me virus në territoret jashtë Kinës kontinentale është rritur në 36 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkongut (HKSAR) dhe në 10 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos (MSAR).

Epidemia e re NCP brenda një kohe të shkurtër, 1 muaj, ka shkaktuar pothuajse aq viktima sa virusi SARS sa kishte shkaktuar për rreth 1 vit.

Nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga epidemia SARS, e cila ishte shfaqur në vitet 2002-2003, kishin humbur jetën 774 persona, shumica e tyre në Kinë.

Virusi vdekjeprurës për herë të parë u shfaq me datën 12 dhjetor 2019 në qytetin Wuhan të provincës Hubei dhe brenda një kohe të shkurtër u përhap në qytet dhe në vende të tjera të botës.

Duke e parë se ky virus po përhapej më ritëm të shpejtë OBSH shpalli gjendje emergjente./Motilokal.com