Numri i automjeteve elektrike vazhdon të rritet në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi se gjatë periudhës janar-shtator 2023 janë regjistruar 1200 automjete elektrike ose 341% më shumë krahasuar të njëjtën periudhë gjatë 2021.
Në total në këtë periudhë janë regjistruar për herë të parë 56.267 mjete ose 52% më shumë se viti 2019.
Sipas DPSHTRR-së, shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Italia 21.6%, Gjermania 21.2%, Zvicra 10% dhe Koreja e Jugut 9.4%. Ndërkohë që flota është rigjeneruar me 8473 mjete të gjeneratës së fundit me 0-3 vite, ose 41% më shumë se janar-shtator 2021.
DPSHTRR theksoj se të dhënat reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse.
/Motilokal.com
