Prej të shtunës Britania e Madhe është goditur nga stuhia ‘Kiara’, të shoqëruara me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.
Nga njoftimet e mediave në Britani bëhet e ditur se të paktën deri më tani dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Shërbimet e urgjencës u grumbulluan në vendin e ngjarjes në Clydebank, West Dumbartonshire rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm pasi një pensionist humbi jetën. Ndërkohë një 58-vjeçari tjetër vdiq teksa udhëtonte me makinën e tij ku një pemë i ra sipër “Benzit” duke i marrë jetën.
Shpejtësia e erës në zonë arriti në më shumë se 96.6 kilometra në orë në kohën e incidentit ndërsa burri humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pamjet tronditëse të postuara sot tregojnë një tjetër pemë duke goditur dy makina të parkuara në një rrugë në perëndim të Londrës.
Fotografitë nga kjo pasdite kapën një ekip shpëtimi të urgjencës të cilët u thirrën për të shpëtuar pasagjerët të bllokuar brenda një BMW dhe një Subaru pasi automjetet e tyre u zhytën plotësisht nga uji në West Mersea, Essex. /Motilokal.com
