NASA shkon në Diell, mision historik për të zbuluar sekretet e poleve të yllit të zjarrtë

NASA shkon në Diell, mision historik për të zbuluar sekretet e poleve të yllit të zjarrtë

Hëna nuk është më një destinacion jo më aq ambicioz. Tani NASA i ka drejtuar sytë nga dielli. Agjencia Evropiane për Hapësirë ka nisur të dielën një satelit, me qëllim të studimit të Diellit nga kënde më të afërta se kurrë më parë.

Misioni 1.5 miliard dollarësh përfshin kamera dhe sensorë që synohet të zbulojnë të dhëna të reja rreth asaj se si funksionon ylli kryesor i planetit Tokë.

Sonda do të përpiqet të realizojë imazhet e para të poleve veriore dhe jugore të Diellit. Ajo pritet të lëshohet muajin e ardhshëm nga Cape Canaveral në Florida.

Shkencëtarët kanë thënë se dëshirojnë të kuptojnë më mirë çfarë e nxit dinamikën që ka Dielli.

Shkencëtarët shpresojnë se prej andej sonda do të arrijë të hedhë një vështrim në polet e diellit. Orbituesi diellor është projektuar për të përballuar temperatura mbi 900 gradë. Për misionin, NASA do të bashkëpunojë me Agjencinë Hapësinore Europiane.

Sateliti është nisur drejt një rruge të gjatë për të arritur në sipërfaqen e Diellit prej rreth 42 milionë kilometrave./Motilokal.com