Sidnej, reshje rekord të shiut dhe përmbytje, shuhen dy zjarre të mëdha

Sidnej, reshje rekord të shiut dhe përmbytje, shuhen dy zjarre të mëdha

Sidnej është goditur nga reshje të mëdha të shiut, duke thyer edhe rekord në 30 vjet e fundit me më së shumti reshje. Këto reshje kanë sjellë edhe përmbytje, por edhe kanë ndikuar edhe në shuarjen e dy zjarreve në Uellsin e Ri Jugor.

Agjencia e motit në Australi tha se 391.6 milimetra shi kanë rënë vetëm gjatë katër ditëve të fundit në Sidnej, tre herë më shumë se reshjet mesatare për muajin shkurt.

Rreth 100 mijë shtëpi janë pa energji elektrike, zyrtarët australianë kanë paralajmëruar se shkalla e përmbytjeve mund të jetë kërcënuese për jetën.

Three kids with a kayak and a four wheel drive on a flooded suburban street.

Reshjet e shiut kanë ndikuar në shuarjen e zjarreve, vetëm 17 zjarre kanë mbetur ende aktive.

Shërbimi i Zjarreve Rurale (RFS) në Uellsin e Ri Jugor thanë se shirat kishin shuar më shumë se 30 zjarre gjatë fundjavës, duke e quajtur atë "lajmin më pozitiv që kemi pasur deri me tani".

A fallen tree hitting the left side of a car in North Narrabeen

Por, Byroja e Meteorologjisë paralajmëroi se zonat e prekura nga zjarret tash janë edhe më të rrezikuara nga vërshimet dhe uji i tyre mund të sjellë mbetje të shumta./Motilokal.com

Rogh seas and a fallen tree at Dee Why beach.

A bursting riverbank with a bridge going over it