HISTORI/ Si dukej porti i Durrësit në vitet e 30-ta [Foto]

HISTORI/ Si dukej porti i Durrësit në vitet e 30-ta [Foto]

Porti i Durrësit është më i madhi në fund dhe një aset i rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhurat e qytetit bregdetar.

Por si duke ai në vitin 1930 të shekullit të kaluar. Autoriteti Portual Durrës ka postuar në faqen e tij në Facebook një sërë fotosh bardh e zi që i përkasin pikërisht atij viti të largët.

Në vitin 1938, flotës sonë i kishin mbetur 46 varka druri, 50 deri 300 ton secila, me tonazh të përgjithshëm prej 2845 ton.


Numri i anijeve shqiptare në vite:

-në vitin 1912- 500 copë barka

-në vitin 1918- 7 copë barka

-në vitin 1928- 60 copë barka

– në vitin 1938- 46 copë barka

Image may contain: outdoor and water

Në vitin 1943, Porti i Durrësit kishte disa agjenci që merreshin me proceset e përpunimit të mallrave:

8 agjenci në shërbim të transportit

1 agjenci për ngarkim-shkarkimin

1 agjenci doganore

Image may contain: outdoor

Porti i Durrësit, në këtë periudhë kishte  peshën kryesore në transportin detar, ku u rrit prodhimi i naftës bruto(nga 108 mijë ton me 1938, në 155 mijë ton në 1942, i qymyrit, i bitumit, i kromit, i cigareve, lëndës së drurit etj, që ndikuan në rritjen e vëllimit të transportit detar.  Përpunimi i mallrave si në lashtësi e deri në vitin 1944 kryhej me krahë dhe me bigat e anijeve. Nevoja për mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve detare çoi në fillesat e kantierit detar të Durrësit./Motilokal.com