Stuhia Sabine mbyll trafikun ajror nëpër Evropë

Stuhia Sabine mbyll trafikun ajror nëpër Evropë

Kiara ose Sabine, quajeni si të dëshironi, stuhia që po tmerron vendet evropiane me erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu.

Nga kjo stuhi transporti është zhytur në kaos dhe shkollat janë mbyllur, njerëz të lënduar në Gjermani dhe Britani të Madhe.

Evropa Veriore aktualisht po goditet nga një stuhi e madhe, e cila po shkon drejt jugut. Në Gjermani, ku stuhia njihet si Sabine, shërbimet e udhëtimit dhe ngjarjet publike kanë qenë viktimat e para të motit.

Gjermania ka lëshuar nivelin e saj të dytë më të lartë të paralajmërimit të stuhisë për pjesë të mëdha të vendit. Në pjesë të pyllit të zi, u dha paralajmërimi i nivelit më të lartë 4. Sistemi i motit ishte parashikuar të udhëtonte në jug drejt Bavarisë gjatë gjithë natës.

Në mëngjesin e së hënës dy persona janë lënduar rëndë nga një pemë në qytetin e Saarbrücken.

Shpejtësia e erës prej 120 kilometrash në orë pritej gjatë natës në Gjermani, duke shkulur pemë dhe dëme në trafik dhe objekte banimi. Nga ora 3 pasdite e së dielës, shpejtësia e erës kishte arritur deri në 150 kilometra në orë në Malet Harz në Gjermaninë qendrore. Në Kiel, erërat ishin arritën deri në 120 kilometra në orë.


Rreth 180 fluturime u anuluan sot nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1.200 fluturimeve të planifikuara, tha një zëdhënëse e aeroportit.

Sipas saj, 140 fluturime të planifikuara gjithashtu u anuluan për ditën e hënën, raporton Reuters, duke shtuar se linja ajrore gjermane Lufthansa kishte anuluar të gjitha fluturimet në distanca të gjata dhe të shkurtra nga Aeroporti i Munihut deri në orën 13.00.


Lufthansa gjithashtu ka anuluar fluturimet për në aeroportet në Hamburg, Berlin, Hanover, Dortmund, Dyseldorf, Këln dhe Shtutgart.

Ndërmarrja hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka paralajmëruar se do të pezullojë linjat e transportit të gjatë nëpër Gjermani në Evropë nga ora 17.00 e tutje.

People queue at Dusseldorf airport

Po ashtu afrimi i stuhisë “Sabine” ka shkaktuar anulime të shumta të fluturimeve në aeroportet zvicerane.

Siç tregojnë informacionet e nisjes nga aeroportet në Cyrih, Bazel dhe Gjenevë, fluturimet për në Mbretërinë e Bashkuar janë ato që preken veçanërisht. Janë anuluar edhe fluturimet për në Francë, Gjermani dhe Holandë./Motilokal.com

.