Kjo javë në vendin tonë pritet të nisë me mot me diell dhe me vranësira, vende-vende edhe reshje shiu që do të përqendrohen më shumë në pjesën veriore dhe qendrore të Shqipërisë. Të martën dhe të mërkurë do të ketë reshje mesatare të shiut.
E hëna do të mbajë në mëngjes mot pothuajse i kthjellët, ndërsa në mesditë me vranësira. Temperaturat do të luhatën nga 7 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.
Dita e marte do të jetë me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugperëndimit.
Mëngjesi i së mërkurës do mbajë mot me vranësira, kurse mesdita me reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 9 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit. /Motilokal.com
