Që nga e premtja ka filluar të shfaqet “Hëna e dëborës” apo edhe “Hëna e plotë”. Por, njerëzit do të kenë mundësinë të shijojnë një shfaqje mahnitëse astronomike të Hënës së plotë sonte (e diele).
Hëna e Dëborës e cila do të jetë e shfaqur deri të hënën në mëngjes, nuk pritet të ndikojë në mot.
Sipas Fermerëve "Almanac", fiset verilindore të Amerikës iu referuan hënës së dytë të plotë të dimrit si Hëna e dëborës, për shkak të borës së madhe që binte në shkurt.
Hëna e këtij muaji gjithashtu konsiderohet si një "super hënë" nga disa ekspertë, që do të thotë se do të jetë një nga hënat më të mëdha të vitit 2020 dhe do të duket veçanërisht e madhe, kur ngrihet dhe perëndon, shkruan CNN.
Për shkak të afërsisë, “Super Hëna” do të duket shumë herë më e madhe, më e ndritshme pasi orbita e saj do ndodhet pranë Tokës. Kështu, drita e saj do të reflektohet në Tokë më shumë se zakonisht.
Super Hëna është një hënë e plotë dhe ndodh kur Hëna është në pikën më të afërt me tokën në orbitën e saj. Kjo hënë është e rëndësishme edhe për arsye të tjera, sipas NASA-s.
Super Hëna, dukshmërinë maksimale të saj do ta ketë në orët e para të mëngjesit të së dielës, 9 shkurt.
"Hëna e dëborës" do të shihet në mbarë botën./Motilokal.com
