Drejtori i IKSHPK-së: Instituti është i furnizuar me material për diagnostikimin e koronavirusit

Drejtori i IKSHPK-së: Instituti është i furnizuar me material për diagnostikimin e koronavirusit

Në orë e para të mbrëmjes së sotme është pranuar në Klinikën Infektive një paciente shtetase e Britanisë së Madhe e dyshuar me virusin kinez koronavirus.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (ISHKPK), dr. Naser Ramadani në një konferencë deklaroi se Kosova është ndër shtetet e para që ka siguruar materialin e nevojshëm shëndetësor për të diagnostikuar koronavirusin.

Ai theksoi se të gjitha mostrat në Laboratorin e Institutit Kombëtar bëhen me metodat më të sofistikuara.

“I tërë materiali i nevojshëm, i cili është zbuluar që dy javë për diagnostikim, nuk ka pasur në histori të mjekësisë për këso lloj diagnostikimi, Instituti Kombëtar është i furnizuar si çdo qendër evropiane. Pritet që pas proceduarave laboratorike, diku pas mesnatës, të dal rezultati për pacienten”, tha ai./Motilokal.com