Në orë e para të mbrëmjes së sotme është pranuar në Klinikën Infektive një paciente shtetase e Britanisë së Madhe e dyshuar me virusin kinez koronavirus.
Ajo menjëherë është izoluar në këtë klinikë, për t’i bërë analizat se a është e prekur a jo.
Pas bërjes së analizave, është konfirmuar se rasti nuk ka të bëjë me virusin që po tmerron botën.
Këtë e ka konfirmuar QKUK përmes një postimi në Facebook./Motilokal.com

