Panik në Kroacia, dy persona dyshohet se janë të infektuar me koronavirus

Panik në Kroacia, dy persona dyshohet se janë të infektuar me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë Willie Beros ka konfirmuar se dy persona gjenden në spitalin infektiv ‘Fran Mihaljevic’ në Zagreb dhe tashmë gjendja e tyre po monitorohet vazhdimisht.

Beros tha se ata nuk kanë asnjë problem serioz shëndetësor deri më tani, dhe nëse janë të infektuar me koronavirus, do të zbulohet shumë shpejtë. Shqyrtimet dhe testet janë duke vazhduar.

"Njëri ka qenë në Kinë muajin e kaluar dhe ka pasur disa inflamacion virale atje dhe është shëruar. Por ai u kthye dhe filloi të kollitet përsëri. Tjetri është një kinez që erdhi nga Belgjika dhe nëna e të cilit ishte në Kinë, dhe tani ai ka një lloj virusi", tha ai.

Ndoshta të dy do të futen në izolim derisa të përcaktohet saktësisht se çfarë virusi kanë.

"Simptomat e tyre mund të mos tregojnë asgjë, por teorikisht çdo gjë është e mundur. Nuk ka nevojë për panik", tha ministri.

Disa testime janë kryer deri më tani në Kroaci, por asnjë prej tyre nuk ka qenë koronavirus pozitiv. Dy të rinjtë u izoluan në spitalin Vinkovci dhe u testuan, gjetjet ishin negative. Një pacient u testua në Dubrovnik dhe ky konstatim ishte negative. Një pacient gjithashtu u testua në një spital në Split dhe një në spitalin e Osijekut dhe një grua kineze në një spital në Pula./Motilokal.com