Pas gati një vit qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), astronautja amerikane Christina Koch ka zbritur në Tokë të enjten, duke thyer rekordin e hapësirës si grua, njoftoi agjencia ruse hapësinore Roskosmos.
Astronautja Koch kaloi 328 ditë në hapësirë dhe zbriti në një kozmodrom në stepat e Kazakistanit në Azinë Qendrore në 9:12 GMT.
Së bashku më të kanë zbritur edhe kolegët e saj, Luca Parmitano i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe kozmonauti rus Alexander Skvortsov.
Para se të zbriste Koch tha se ajo që më së shumti do ndjente që kishte humbur do ishte “mikrograviteti”.
“Është shumë argëtuese të jesh në një vend ku mund të hidhesh nga dyshemeja në tavan kur të duash”, tha ajo duke qeshur.
Gruaja e parë që fluturoi në hapësirë ishte kozmonautja sovjetike Valentina Teryushkov.
Fluturimi i saj në vitin 1963 u regjistrua në histori si misioni i parë hapësinor i kryer nga një grua.
Sidoqoftë, që prej fillimit të ekspertëve në ISS, Rusia ka dërguar vetëm burra në hapësirë, me përjashtim të Jelena Serovas me 2014.
Për këtë Koch ëndërron që të frymëzojë gjeneratën e ardhshme të eksploruesve të universit./Motilokal.com
