Rekord i ri, regjistrohet temperatura më e lartë në Antarktidë

Rekord i ri, regjistrohet temperatura më e lartë në Antarktidë

Organizata Botërore e Meteorologjisë tha se një bazë kërkimore argjentinase, e vendosur në majën veriore të Antarktidës, të enjten është regjistruar temperatura më e lartë, duke arritur në 18.3 °C që është rekord i ri.

Stacioni i kërkimit është i vendosur në pjesën më veriore të polit, rreth 1100 kilometra larg nga qyteti argjentinas Ushuaia.

Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë që kur filluan regjistrimet në vitin 1961, duke thyer rekordin e marsit të viti 2015 që ishte 17.5 °C.

View image on Twitter

Agjencia zbuloi gjithashtu se temperaturat në bazën Marambio - të vendosura rreth 150 kilometra në jug-lindje të Esperanza - ishin rritur në nivelin e tyre më të lartë të shkurtit që nga viti 1971, duke arritur në 14.1 °C.

Temperatura më e lartë më përpara ishte 13.8 °C me 23 shkurt 2013.

Një studim i publikuar në verën e vitit 2019 zbuloi se niveli i akullit të detit në Antarktidë ka filluar të shkrihet që nga viti 2014.

Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore të Kombeve të Bashkuar, Gadishulli i Antarktikut i përcaktuar si maja veriperëndimore afër Amerikës së Jugut është një nga "rajonet me ngrohjen më të shpejtë të planetit" me temperaturat që rriten me gati 3 °C gjatë 50 viteve të fundit./Motilokal.com