Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita mot i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -5 deri në -2 °C.
E diela do të jetë e kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -4 deri në 3 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit.
Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Brezovicë do të mbajë mot pjesërisht me re, kurse mesdita kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 deri në 1 °C.
Ndërsa të dielën do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat parashihet të luhatën prej -2 deri në 7 °C.
Ndërkaq në Sharr (Brod) për ditën e shtunë do të kemi në mëngjes mot pjesërisht me re, në mesditë mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 0 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
E diela do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 7 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit. /Motilokal.com
