Në veri të Norvegjisë gjendet arkipelagu panoramik Lofoten, ambient i egër dhe i izoluar në të cilin është edhe një shtëpi përrallore e ndërtuar me stil unik për pushime e quajtur Efjord.
E vendosur në ishullin e vogël Halvaroj, shtëpia shtrihet në rrafshinën natyrore nga e cila ofrohet pamje magjepsëse në pothuajse të gjitha anët nga çdo hapësirë e shtëpisë.
Duke shfrytëzuar pjerrësinë e tokës, arkitekti e ka ndarë sipërfaqen prej 200 metrash katrorë në dy pjesë të pabarabarta: në objektin më të madh gjenden dhoma e gjumit dhe sauna, të vendosura në dy nivele, ndërkaq në objektin më të vogël është vendosur zona e madhe ditore e cila gjendet disa shkallë më poshtë në raport me pjesën private të shtëpisë.
Ajo që e bën më fantastike këtë shtëpi janë dritaret nga xhami trekëndor që e rrethojnë këtë hapësirë të kthyer drejt majave të thepisura malore të cilat bëjnë pjesë ndër më të vështirat për alpinizëm në gjithë Norvegjinë./Motilokal.com




