Përmbytjet ekstreme godasin Spanjën

Përmbytjet ekstreme godasin Spanjën

Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, është përfshirë nga reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar edhe përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit, teksa raportohet se uji ka vërshuar në metro, duke shkaktuar probleme me qarkullimin e tyre.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të “pushtimit” të metrove nga uji, teksa njerëzit brenda kanë arritur të filmojnë gjithçka, ndërsa janë përfshirë nga paniku.

Ndërsa raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa nuk dihet fati i dy të tjerëve pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë në një pjesë të madhe të Spanjës, njoftuan sot autoritetet.


Viktima u regjistrua në Komunën e Casarubios del Monte, pranë Toledos (Spanja qendrore), njoftoi presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Paje.

“Kemi pasur një ditë dhe natë shumë të vështirë”, tha García-Paje, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Në komunitetin e Aldea de Fresno, në rajonin e Madridit, nuk dihet ende fati i një babai dhe djali të tij pasi automjeti i tyre u rrëmbye nga rrjedha e ujit.

/Motiloka.com