Ky shtet jep fruta dhe perime me recetë në vend të ilaçeve

Ky shtet jep fruta dhe perime me recetë në vend të ilaçeve

Shteti amerikan i Kalifornisë po teston një metodë të re në luftën kundër sëmundjeve kronike dhe ndryshimin e të kuptuarit klasik të recetave mjekësore.

Ky projekt quhet “recetë ushqimore” dhe është një program i ri në të cilin në vend të ilaçeve përshkruhen ushqime të shëndetshme. Kështu, për shembull, diabetikët mund të marrin një kuti falas me fruta, perime, mish pule, kuinoa dhe ushqime të tjera të shëndetshme në adresën e shtëpisë së tyre çdo dy javë.

Mbështetësit e kësaj qasjeje besojnë se programi mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve kronike, uljen e kostove të trajtimit dhe urisë. Programi u drejtohet kryesisht të moshuarve.

Kjo ide u inkurajua nga nisma ‘Ushqimi është Mjekësi’, anëtarët e së cilës besojnë se ushqimi i duhur mund të parandalojë dhe trajtojë sëmundjet kronike. Sipas një studimi, duke promovuar një dietë të shëndetshme, është e mundur të reduktohen kostot e mëdha në sistemin e kujdesit shëndetësor. Programet ekzistuese kanë treguar rezultate pozitive në uljen e obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe sheqerit në gjak.

Megjithatë, prezantimi i një programi të tillë përballet me sfida të shumta, prandaj është i nevojshëm edukimi i pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.

/Motilokal.com