Vishuni trashë, këto janë temperaturat për këtë fundjavë në Kosovë

Vishuni trashë, këto janë temperaturat për këtë fundjavë në Kosovë

Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira, ndërsa mëngjeset me ngrica. Në viset malore mundësi për reshje të dobëta bore.

Moti për ditën e premte do të mbajë mot i vranët. Temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 1 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

E shtuna do të ketë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej -1 deri në 2 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

E diela do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga -5 deri në 6 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com