Gjuetarët kapin aligatorin më të gjatë në Misisipi/ FOTO

Gjuetarët kapin aligatorin më të gjatë në Misisipi/ FOTO

Një grup gjuetarësh kapi aligatorin më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në Misisipi, sipas Shërbimit të Kafshëve të Egra, Peshkimit dhe Parqeve të shtetit.

Katër gjuetarët arritën të kapnin mashkullin gjigant të shtunën e kaluar në lumin Sunflower.

Zvarraniku i madh peshonte 364 kilogramë dhe ishte 4.3 metra i gjatë, duke mposhtur rekordin e mëparshëm për pesë centimetra.

Gjuetarët nuk mund t'i rezistonin tundimit për të bërë një foto të tyre duke buzëqeshur me 'prenë' e tyre të madhe, duke përqafuar aligatorin, i cili në pamje duket sikur edhe ai po buzëqesh.

Zona ku u gjet aligatori gjigant përfshihet në një zonë gjuetie të caktuar. Sezoni i gjuetisë së aligatorëve në Misisipi hapet të premten e fundit të gushtit të çdo viti dhe këtë vit zgjat deri më 4 shtator.

/Motilokal.com