Borë në verë, pamje mahnitëse nga Zvicra

Borë në verë, pamje mahnitëse nga Zvicra

Pas valës së të nxehtit, Zvicra është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte, ndërsa është rishfaqur edhe bora.

Ditën e djeshme ka rënë borë në resortin e njohur dimëror të Zermattit, në lartësinë 1638 metra. Temperatura pësuan një rënie mbresëlënëse brenda katër ditëve.

Bora duhet të vazhdojë të bjerë në male, por nuk do të mjaftojë për të shpëtuar akullnajat.

Akullnajat zvicerane humbën 6 për qind të vëllimit të tyre midis 2021 dhe 2022, krahasuar me një të tretën midis 2001 dhe 2022.


/Motilokal.com