Parashikimi i motit për këtë fundjavë për qytetet shqiptare dhe evropiane

Parashikimi i motit për këtë fundjavë për qytetet shqiptare dhe evropiane

Në Shqipëri do të mbizotërojë mot i kthjellët. Pjesa veriore do të jetë me vranësira mesatare. Era veriore, do të humbë gradualisht forcën e saj, por përsëri në bregdet hera herës do të jetë e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4. Ndërsa në juglindje do të jetë me ftohtë dhe mundësi për reshje bore.

Moti për ditën e premte në vendin tonë do të mbajë mëngjesi me mot të kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Të shtunën moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 11 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 1 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira, ndërsa mëngjeset me ngrica. Në viset malore mundësi për reshje të dobëta bore.

Moti për ditën e premte do të mbajë mot i vranët. Temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 1 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

E shtuna do të ketë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej -1 deri në 2 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

E diela do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga -5 deri në 6 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 5 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Edhe dita e shtunë do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 1 deri në 6 °C.

Dita e diele do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -3 deri në 6 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të verilindjes.

Moti për ditën e premte në Mal të Zi, do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 7 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të verilindjes.

Dita e shtunë do të ketë mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 3 deri në 10 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të verilindjes.

Të dielën mëngjesi do të jetë i kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 3 deri në 11 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jug-juglindjes. /Motilokal.com