Për dallim nga muaji janar që ishte i ngrohtë, muaji shkurt ka hyrë me i ftohtë. Nga e marta në mbrëmje kur edhe filluan reshjet e dendura të borës, Kosova është përfshirë nga një mot i ligë në disa pjesë me erëra të forta dhe disa tjera me reshje të mëdha të dëborës.
Për shkak që trashësia e borës është më e madhe në zona rurale, banorët kanë mbetur edhe të izoluar në disa pjesë të vendit.
Një banor i fshatit Busavat të Komunës së Kamenicës, ka publikuar disa imazhe, ku tregon se si bora ka mbuluar oborrin e shtëpisë, duke pamundësuar lëvizjen dhe daljen e tyre.
Ai edhe ka kërkuar ndihmë për pastrimin e rrugës nga një kompani e cila sipas ishte duke pastruar vetëm ku është e asfaltuar se nuk kemi të drejtë edhe rrugët afër shtëpive.
Ndërsa kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati, në profilin e tij në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim, ndërsa ka treguar se janë marrë të gjitha masat dhe po angazhohen për pastrimin e rrugëve me të gjitha kapacitet që kanë./Motilokal.com

