E frikshme: Era e fortë heq kulmin e shtëpisë në Pejë

E frikshme: Era e fortë heq kulmin e shtëpisë në Pejë

Erërat e forta mbrëmë kanë goditur qytetin e Pejës dhe Istogut. Nga informatat thuhet se 90 për qind e Istogut është pa energji elektrike.

Ndërsa në Pejë nga erërat e forta janë dëmtuar objekte banimi dhe vetura që kanë qenë të parkuara në vendparikime.

Siç shihet më poshtë, nga erërat e forta i është hequr kulmi një shtëpie në Pejë.

Këto dy qytet që nga dita e martë janë përballur me erëra të forta që kanë arritur shpejtësinë deri mbi 40 kilometra në orë.

Deri tani, nuk raportohet për dëme në njerëz./Motilokal.com