Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret, zjarrfikësit kthehen pas

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret, zjarrfikësit kthehen pas

Greqia ka refuzuar ndihmën e ofruar nga zjarrfikëset e qarkut të Korçës, të cilat udhëtuan drejt kufirit për të shkuar për ndihmë në zonën e përfshirë nga zjarret në Alexandropulis.

Sistemi Evropian i Mbrojtjes Civile i është përgjigjur Shqipërisë se nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE-së.

Kjo ka bërë që zjarrfikëset e nisura nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana të kthehen pas pas refuzimit nga pala greke.

Zjarrfikëset qëndruan disa orë qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit, por pas marrjes së njoftimit nga sistemi Evropian i Mbrojtjes Civile, ato janë kthyer pas siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme.

/Motilokal.com