'Kiamet' në Mekë, stuhia merr gjithçka që i del përpara/ PAMJE

'Kiamet' në Mekë, stuhia merr gjithçka që i del përpara/ PAMJE

Një stuhi e fortë me rrebeshe të dendura shiu erëra të forta ka goditur ditën e djeshme Mekën në Arabinë Saudite, duke rrezuar pelegrinët dhe banorët e këtij qyteti.

Qendra Kombëtare Meteorologjike (QKM) ka dhënë edhe për ditën e sotme një alarm meteorologjik të kuq në krahinë dhe disa zona.

Një numër pamjesh janë shpërndarë në mediat sociale ku tregojnë pelegrinët që përpiqen të gjejnë strehë, ndërsa stafi në Xhaminë e Madhe është pothuajse i pushtuar nga rrëmbimet e erës që shpërndan kazanët e mëdhenj të plehrave.

Gjithashtu, pamje të tjera që qarkullojnë në internet tregojnë një billboard të madh që bie për shkak të erërave të forta. Imazhet tregojnë gjithashtu rrugë të përmbytura dhe vetura pothuajse tërësisht të zhytura në ujërat e shiut.

Autoritetet në Mekë lëshuan rekomandime që shkollat të qëndrojnë të mbyllura të mërkurën pas shiut të dendur që goditi disa pjesë të Arabisë Saudite.

Qendra Kombëtare Meteorologjike tha se pret "vazhdim të stuhive të moderuara deri në të forta që do të çojnë në shira të dendur, të shoqëruar nga breshri dhe erëra aktive që ngrenë pluhur dhe rërë, duke kufizuar dukshmërinë horizontale në pjesë të Jazanit, Asirit, Al Baha, Mekës dhe Medinës."

Një stuhi me intensitet të ngjashëm goditi Mekën vitin e kaluar, e cila shkaktoi përmbytje në të gjithë qytetin.

/Motilokal.com