Reshjet e dendura të borës që kanë rënë nga mbrëmja e së martës, ka shkaktuar telashe në disa lagje të Prishtinës, madje duke u bllokuar tërësisht.
Edhe pse rrugët kryesore në kryeqytet janë pastruar, në disa lagje ende nuk janë prekur e as vizituar fare.
Në disa pamje shihet rruga “Dëshmoret e Gollakut” në lagjen Hajvali që nuk është pastruar ende.
Foto janë shkrepur nga fotografi Fitim Sopjani, i cili është banor i kësaj lagje =, ku edhe në Facebook ka kërkuar nga kryetari Shpend Ahmeti që të dërgon një kompani të pastrimit pasi siç thotë jemi të bllokuar.
Në këtë rrugë më shumë vështirësi kalojnë veturat po ashtu edhe banorët e kësaj lagje./Motilokal.com


