Kështu duket Istogu pas erërave të forta

Kështu duket Istogu pas erërave të forta

Komuna e Istogu për gati dy ditë është goditur nga erëra të forta, duke shkaktuar edhe dëme materiale si të shtëpive po edhe kulturave bujqësore.

Moti i ligë që po mbretëron në Kosovë me reshje të borës e i shoqëruar me stuhi të forta, ka lënë pa energji elektrike shumë pjesë të Istogut.

Pozita në të cilën gjendet kjo komunë mbetet një nga vendet më të goditura nga erërat./Motilokal.com