Turqi, momente dramatike aeroplani ndahet në tri pjesë – Tre të vdekur dhe 179 të lënduar

Turqi, momente dramatike aeroplani ndahet në tri pjesë – Tre të vdekur dhe 179 të lënduar

Një aeroplan me pasagjerë ka rrëshqitur jashtë pistës në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” në Stamboll, si pasojë e të cilës trupi i aeroplanit u nda në tri pjesë.

Në pamjet e publikuara nga televizioni kombëtar turk TRT, trupi i aeroplanit është ndarë në tri pjesë.

Sipas ministrit turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, mes 177 pasagjerëve në bord nuk ka viktima.

"Momentalisht ekipet tona po evakuojnë pasagjerët. Deri më tani nuk ka viktima, vetëm të plagosur", tha Turhan.

Image result for Three killed, 179 injured as plane catches fire after veering off runway at Istanbul's Sabiha Gökçen Airport

Ndërkohë, sipas informacione fillestare, 21 të plagosur janë dërguar në spitalet në afërsi.

Disa zjarrfikës dhe paramedikë janë dërguar në zonën ku aeroplani rrëshqiti.

Aeroporti, i cili shërben për pjesën më të madhe të rajoneve aziatike të Stambollit dhe qytetet e afërta të qendrave industriale si Bursa, Kocaeli dhe Sakarya, është mbyllur përkohësisht për trafikun ajror.

Image result for Three killed, 179 injured as plane catches fire after veering off runway at Istanbul's Sabiha Gökçen Airport

Ndërkohë, prokurorët në kryeqytetin Ankara kanë filluar një hetim mbi incidentin.

Më 7 janar, një aeroplan tjetër Pegasus 737-800 rrëshqiti jashtë pistës në Sabiha Gökçen dhe u ndal në një zone me bar mes dy pistave për shkak të motit të pafavorshëm. Askush nuk u lëndua në atë incident.

Në janar të vitit 2018, një Boeing 737-800 Pegasus u rrëzua në aeroportin e Trabzon në Detin e Zi duke u ndalur vetëm disa metra larg ujit.

Të gjithë 162 pasagjerë dhe gjashtë ekuipazh u evakuuan në mënyrë të sigurt para se avioni të ngrihej përfundimisht në pistë pas katër ditësh.

Pegasus, i cili ka 20 vjet që fluturon, ka një flotë prej 83 avionësh, përfshirë 47 Boeings dhe 36 Airbus./Motilokal.com

480x270_MP4_6830362869235859894.mp4