Turqi, 31 të vdekur nga orteku i borës

Turqi, 31 të vdekur nga orteku i borës

Guvernetori i qytetit Van në Turqi, Mehmet Emin Bilmez ka njoftuar se si pasojë e ortekut të dytë të borës në rajonin Bahçesaray kanë humbur jetën 31 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në ortekun e dytë kanë humbur jetën 31 persona, prej të cilëve 8 pjesëtarë të xhandarmërisë, 3 forca sigurie, 3 zjarrfikës dhe 9 civilë", tha Bilmez.

Ai gjithashtu theksoi se në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe se aktualisht nuk mund të jepet një numër i saktë lidhur me personat e mbetur nën ortek.

Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkonin dy persona të bllokuar në një furgon nën ortek i cili goditi dje rajonin Bahçesaray në qytetin Van. Gjatë kërkimeve që filluan sot në orët e mëngjesit ekipet u goditën nga një ortek i dytë për të cilët po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet thanë që numri i të vdekurve mund të rritet.

AFAD tha në një deklaratë se 59 ekspertë të kërkimit dhe shpëtimit u vendosën në zonën e katastrofës dhe më shumë ekuipazhe nga AFAD dhe Xhandarmeria për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Kushtet e dimrit në Turqinë lindore pengojnë rregullisht jetën e përditshme. Një numër i madh i rrugëve që lidhin zonat e largëta me qendrat e qyteteve në rajon aktualisht janë të mbyllura për shkak të reshjeve të dendura të dëborës ndërsa ekuipazhet punojnë për të mbajtur të pastra rrugët./Motilokal.com