Ujësjellësi i Prishtinës i gëzohet borës: Po mbushen liqenet!

Ujësjellësi i Prishtinës i gëzohet borës: Po mbushen liqenet!

Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, janë burimet kryesore të furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Prishtinës me rrethinë dhe disa komunave tjera.

Mungesa e reshjeve ka bërë që këto dy liqene si dhe ai i Përlepnicës të shteren nën kuotat e normales.

Por, mbrëmjen e sotme kanë filluar njëherë reshje shiu dhe pastaj borë duke e zbardhur pothuajse tërë territorin e Kosovës.

Reshjeve atmosferike përveç që iu gëzuan qytetarët, padyshim që më së shumti janë gëzuar Ujësjellësi Prishtina që kujdeset për furnizimin e Prishtinës me ujë.

“Filluan reshjet e borës, mbi tokën tonë të shenjtë! Bora po bie edhe mbi liqenet akumuluese në Batllavë e Badovc”, shkruan Ujësjellësi Prishtina në Facebook./Motilokal.com