Bora nuk do ta zë në befasi Komunën e Prishtinës, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve të gatshme për terren

Bora nuk do ta zë në befasi Komunën e Prishtinës, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve të gatshme për terren

Jemi në javën e parë të muajit shkurt ku deri me tani temperaturat kanë qenë mbi mesataren, me mot me diell pa të reshura atmosferike të stinës së dimrit.

Që nga sot është paralajmëruar që do të ndryshojë moti si nga portali i specializuar për parashikimin e motit motilokal.com po ashtu edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Duke u bazuar në parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që nga sot pasdite do të kemi ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave të përcjella me reshje.

“Komuna e Prishtinës i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Më tej në njoftimin e komunës thuhet se ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.

Po ashtu Komuna e Prishtinës kërkon kujdes në vozitje dhe ka publikuar numrat e qendrës së thirrjeve 080012233; 080012244.

Sipas parashikimeve të motitlokal.com sot Kosovën e ka përfshirë një erë me shpejtësi 6 m/s, ku edhe priten reshjet e shiut. Ndërsa në mesnatë dhe ditën e mërkurë priten reshjet e borës./Motilokal.com