Në një deklaratë për media kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk ka nevojë për ndërhyrje të panevojshme në udhëtimet dhe tregtinë ndërkombëtare, gjatë shpërthimit të koronavirusit të ri.
Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus-i u bëri thirrje të gjitha vendeve të zbatojnë masa të mbështetura në prova për të luftuar virusin, duke vënë në dukje se OBSh-ja është e gatshme t'u ofrojë atyre këshilla se si ta menaxhojnë epideminë.
Ghebreyesus theksoi se përpjekjet e tanishme duhet të mbeten të përqendruara në luftimin e virusit në epiqendër e në burim dhe u rekomandoi të gjitha vendeve të shpejtojnë prodhimin e vaksinave, terapeutikëve e diagnostikuesve./Motilokal.com
