Guri i Kamjes – vend i thesareve

Guri i Kamjes – vend i thesareve

Fation Plaku një eksplorues i bukurive natyrore të Shqipërisë, i cili po sjell pamje magjepse nga zona të ndryshme, që vetë nuk i njohim apo nuk i kemi shkelur në vendin tonë.

Ai udhëton nga veriu në jug, është i pasionuar pas natyrës dhe të pamundurave duke u ngjitura edhe majave më të larta.

Së fundmi Fationi është ngjitur në majën shkëmbore të njohur si “Guri i Kamjes”, një vend mistik për shumë kë.

Guri i Kamjes është maje shkëmbore me lartësi 1461 metra mbi nivelin e detit që ndodhet në kufirin midis Malësisë së Mokrës (rrethi i Pogradecit) dhe asaj të Gorës (rrethi i Korçës).

Shkëmbinjtë ranorë, më të qëndrueshëm ndaj gërryerjes, i kanë shpëtuar sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si një ishull, në të cilin agjentët e ndryshëm atmosferikë (shiu, bora, era etj), kanë gdhendur forma të shumëllojshme mikrorelievi.

I parë nga larg, Guri i Kamjes i ngjan një anijeje të madhe, formë e cila vjen si pasojë e skalitjes dhe modelimit të vazhdueshëm nga erozioni. Është monument natyre.

Ky gur ka këto përmasa është i gjatë 100 metra dhe i gjerë 80 metra, ka lartësi 70 metra dhe ndodhet 1461 metra mbi nivelin e detit.

Legjendat më të hershme, thonë se aty janë fshehur thesare dhe vazhdimisht bëhen kërkime nga banorët dhe të huajt, ku edhe janë gjendur flori të humbur duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e banorëve që të bëjnë kërkime për thesar.

Sipas legjendës në këtë gur piktoresk ekzistojnë tri tunele ose puse në pjesët e lartë të tij. Këto tunele ishin të mbushur me ujë dhe hyrja në këto tunele të hap rrugën për në thesarin e shumëpritur.

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

Por tashmë pjesë e këtyre aventurave janë bërë edhe të huajt që kanë shteruar ujin në këto puse dhe sipas banorëve kanë gjetur edhe flori.

Po ashtu në këtë zonë janë gjetur: varreza të vjetra, gjarpërinj të gdhendur në shkëmbinj, gurë në formë të breshkës, gurë në formë froni, kryqe të gdhendur por edhe mbetje nga lufta nacional çlirimtare.

E megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare nëse është gjetur flori, kjo ndoshta pasi dihet që nëse gjendet një thesar i tillë e konfiskon shteti shqiptar sipas ligjit.

Pavarësisht gjetjes se thesarit padyshim që një aventurë e tillë të bën të ndihesh si në filma./Motilokal.com