Përhapja e koronavirusit kinez në të gjithë botën ka mobilizuar shtetet përfshirë edhe vendin tonë ku janë marrë masat e nevojshme.
Ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe ka punuar me autoritetet kineze e ekspertë globalë për të mësuar më shumë rreth virusit.
Por si të mbrohen dhe se si të ushqehen?
Për këtë arsye, OBSH ka publikuar rekomandime për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të patogjenëve që shfaqen nga kafshët te njerëzit në tregjet e kafshëve të gjalla.
Gjithashtu ka dhënë këshilla për njerëzit se si të mbrojnë veten dhe ata përreth tyre nga marrja e sëmundjes, gjithashtu edhe rekomandime për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh, të cilat përfshijnë higjienën e duarve, frymëmarrjes dhe praktikat e sigurta të ushqimit.
Në disa foto ilustruese të përgatitura nga Autoritetit Kombëtar i Ushqimit tregohet se duhet të kemi kujdes me higjienën, me larjen e banakëve dhe thikave me të cilat prejmë ushqimet.

Larja e duarve para dhe pas përgatitjes së ushqimit.
Duhet të konsumojmë produkte të mbrojtura dhe të certifikuara.
Gjithashtu duhet patur kujdesa me mishin e konsumuar dhe të kemi kujdes se mos është i skaduar apo ngordhur.
Kujtojmë që virusi i ri është një koronavirus, një familje e viruseve që përfshijnë të ftohtin e zakonshëm dhe viruse të tilla si SARS-CoV dhe MERS-CoV. Ky virus i ri u emërua përkohësisht "2019-nCoV"./Motilokal.com
