Klosi: 150 mijë hektarë të pyje halore të prekur procesionarja, do sjellim ilaçin nga Turqia

Klosi: 150 mijë hektarë të pyje halore të prekur procesionarja, do sjellim ilaçin nga Turqia

Sot në interpelancën e katërt të Kuvendit të Shqipërisë është diskutuar për sëmundjen që i dëmton pyjet halore e njohu si procesionarja, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas deputetit të opozitës Ligoraq Karamelo ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

Ndërsa Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh në foltoren e Kuvendit se kjo sëmundje ka prekur në Shqipëri jo pak por, 150 mijë hektarë pyje.

“Shqipëria është në një situatë realisht të diskutueshme për sa i përket të gjithë problematikave të pyjeve dhe ne kemi nevojë ta kthejmë në ndërgjegje kombëtare problematikën e pyjeve”, u shpreh ministri Klosi.

Klosi tha se rrugët për ta luftuar janë tre, por më efikasja është duke prodhuar një insekt që e vret dhe e eliminon atë fenomen. Pikërisht për këtë insekt, tha Klosi, institucionet shqiptare janë duke bashkëpunuar me Turqinë për të sjellë për të luftuar këtë fenomen në muajt e pranverës.

Megjithatë në fjalën e tij, Klosi tha se pyjet janë në përgjegjësinë e bashkive dhe se Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka vetëm 16% duke u kaluar përgjegjësinë.

Ministri Klosi u shpreh se “sot kemi 150 mijë hektarë pyje, në të cilën ka aktivitet ky fenomen, por sot që flasim kemi 45% e kësaj sipërfaqe, rreth 50 mijë hektarë më shumë të spikatura në zonat e masive pyjore Pukës, Shkodrës, Korë, Pogradec, Librazhd, Gramsh, Berat, Peshkopi ku ka një përhapje më të madhe”.

“Kjo sëmundje dëmton halat e pishave, por nuk e çon atë drejt zhdukjes, e dëmton por ka nevojë të luftohet. Mund të luftohet mekanikisht, nuk sugjerohet shumë nga ekspertët, pasi bëhet përmes prerjes së degëve dhe do të dëmtonte pemën, e dyta është luftimi biologjik apo kimikate, por që ka efekte anësore dhe nuk sugjerohen sa duhen. Më efikase është luftimi duke prodhuar një insekt që e vret dhe e eliminon atë fenomen. Jemi duke bashkëpunuar me Turqinë për të sjellë këtë insekt për të luftuar këtë fenomen në muajt e pranverës”, tha Klosi.

Por deputeti Ligoraq Karamelo nuk mbeti i kënaqur nga përgjigja e ministrit Klosi. Ai shkoi më tej duke ngritur alarmin se përveç pyetjeve, ky virus, pra procesionarja, prek alergjikët, gjendja e të cilëve nëse acarohet mund të verbohen. 'Sot qindra hektarë me pyje janë duke u shkatërruar dhe po përhapet me shpejtësi të madhe, po bën kërdinë. Jo vetëm që pishat, por infekton edhe sipërfaqen tjetër që është në rrezik shkatërrimi. Po të shikosh pyjet duket sikur ka rënë zjarr. Jemi të shqetësuar në disa drejtime. Së pari po i shkaktohet dëm i madh vendit nga ato pyetje që janë prekur.

Ndërkaq, ministri Klosi qetësoi deputetin duke thënë se pyjet në pranverë do të jenë sërish të gjelbra, pasi kjo sëmundje i dëmton, por nuk i thanë./Motilokal.com