Ditëve me diell dhe temperaturave të larta mbi pritet t’u vije fundi. Nga e marta Kosova do të përfshihet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Nga dita e marte do të ketë reshje shiu, ndërsa e mërkura do të jetë me reshje dëbore.
Moti për ditën e hënë do të mbajë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.
Ndërsa e marta do të nisë me vranësira dhe nga mesdita reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 7 m/s në drejtim të jugperëndimit.
Dita e mërkure do të mbaj mot me reshje dëbore. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 6 m/s në drejtim të veriperëndimit. /Motilokal.com
