Moti në Shqipëri i ndryshueshëm, priten reshje shiu dhe bore

Moti në Shqipëri i ndryshueshëm, priten reshje shiu dhe bore

Java e parë e shkurtit do të mbajë mot të ndryshueshëm me kthjellime dhe vranësira të shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e qendrës dhe atë të veriut. Ndërsa nga e marta vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar. Për shkak të depërtimit të masave ajrore polare në zonat malore në lartësitë mbi 300 metra do të ketë reshje të dendura dëbore.

E hëna do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

Edhe dita e marte do të jetë pjesërisht me re nga orët e para të mbrëmjes priten reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugut.

Mëngjesi i së mërkurës do mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit. /Motilokal.com