Ditëve të ngrohta me diell po u vjen fundi dhe pritet që moti të përkeqësohet që nga dita e martë ku situata meteorologjike pritet të ndryshojë dhe të kemi mot me shi dhe erëra të forta.
Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një komunikate njofton se në datat 4,5,6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet dhe pritet që bregdeti shqiptar të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim dhe shpejtësi deri në 32 milje në orë. Forca e detit do të jetë 6 deri në 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
DPD thotë se me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Siguria juaj prioriteti ynë./Motilokal.com
