Të gjithë mendojnë dhe pyesin se si duket dielli? Tashmë nuk keni nevojë t’i verboni sytë për të parë yllin më të afërt me Tokën, pasi së fundmi janë zbuluar imazhet më të detajuara ndonjëherë të Diellit
Imazhet e para të publikuara nga teleskopi diellor “Daniel K. Inouye” i fondacionit ”National Science” (NSF) zbulojnë detaje të pashembullta të sipërfaqes së Diellit.
Për t’i kapur këto pamje të mrekullueshme të diellit është instaluar teleskopi në lartësinë 3000 metra në majë të vullkanit Haleakala në Maui, në Hawai.
Pamjet e detajuara japin mundësinë të shohim ‘qelizat’ që kanë dimensione rreth mijëra kilometra njëra, të prodhuara nga lëvizjet e papritura të plazmës, që lëshojnë energji drejt sipërfaqes së diellit, duke krijuar forma thonjsh prej ari. Nga tani e në vazhdim do të jetë e mundur të bëhen parashikime më të kujdesshme për stuhitë diellore./Motilokal.com
