Muaji shkurt ka filluar me temperatura të larta dhe me diell. Duke e parë motin e mirë Komuna e Ferizajt ka marrë një iniciativë për t’i larguar të gjitha mbeturinat nga qyteti për t’i hapur rrugën stinës së pranverës.
Punëtorët e kompanisë përgjegjëse në komunën e Ferizajt kanë larguar 10 tonelata mbeturina nëpër rrugët e qytetit.
“Disa nga këndet e rrugëve të qytetit, ku ishin grumbulluar mbeturina të hedhura jashtë vendit e orarit të caktuar, u pastruan qysh mëngjesin e sotëm. Janë plot 10 tonelata mbeturina që burrat e palodhshëm të ndërmarrjes së pastrimit i hoqën, për t'ia kthyer pastërtinë që meriton çdo kënd i Ferizajt”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna e Ferizajt ka kërkuar që të rritet vetëdijesimi i qytetarë për mbrojtjen e ambientit nga ndotja./Motilokal.com









