Ujësjellësi i Prishtinës: Koha e bukur me diell e pa shi po shter liqenet akumuluese

Ujësjellësi i Prishtinës: Koha e bukur me diell e pa shi po shter liqenet akumuluese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një shkrimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka kërkuar që në mungesë të reshjeve atmosferike dhe rënies së nivelit të ujit që të kursehet sa më shumë dhe të lajmërohen të gjithë ata që po keqpërdorin ujin e pijshëm.

 “Sot në vendin tonë, një “ditë vere”! Bukur të shohësh natyrën dhe buzëqeshjet e fytyrat e njerëzve, thjeshtë ndjehesh mirë, rrezaton pozitivitet. Kishte qytetarë në Prishtinë që thoshin: “oh çfarë kohe e mirë, u kënaqëm, më ka marrë malli ta shoh diellin me sy”, por, kishte edhe të atillë qe thoshin” kjo çka po ndodhë sot dhe nëse vazhdon kështu, hiq mirë s’është për ujë, mos vet”! Me gjasë, disa nga ne ende nuk jemi të vetëdijshëm që kjo kohë e bukur, ky diell, në muajin shkurt, pa reshje shiu e bore qe një kohë të gjatë, shpresojmë të mos na bëjë të ndihemi keq më vonë derisa, liqenet akumuluese sipërfaqësore prej nga ne furnizohemi me ujë të pijshëm, janë duke u shterur”, ka shkruar KRUP në Facebook.

KRU Prishtina tutje ka shkruar që sa më shumë ta kursejmë ujin e pijshëm, të lajmërohen keqbërësit e ujit kudo që ata janë, të mos e çohet dëm atë që sot e kemi dhe atë 24 orë pa ndërprerë, që një ditë të mos hidhërohemi që si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike mund të shkaktohen dëme të mëdha, dëme që do na duhej të lutemi çdo sekondë ta rikthejmë ditën e djeshme, së paku kur ishte më vranët dhe rrinim duke shpresuar për ndonjë pikë uji të binte mbi tokën tonë të shenjtë./Motilokal.com