Ujëvara e Mirushës, bukuroshja e fjetur e Kosovës

Ujëvara e Mirushës, bukuroshja e fjetur e Kosovës

Edhe pse dimri i këtij viti është më i butë se dimrat tjerë, por sa herë që vjen kjo stinë i jep një pamje mahnitëse natyrës. Shembulli më i mirë për këtë janë ujëvarat, të cilat janë plotë jetë, të rrëmbyeshme dhe të zhurmshme, por kur dimri vjen ato ngrihen dhe gjithçka duket ndryshe…

Kjo është Ujëvara e Mirushes që është një ndër peizazhet më spektakulare dhe të egra të Kosovës, në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me 13 liqene të vogla që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit.

Ujëvara e Mirushës, ndodhet në fshatin Llapçevë të Komunës se Malishevës.

Këto Ujëvara janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë “Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë “Monument natyror”.


Ujëvarat e Mirushës është shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malishevës, me sipërfaqe prej 555.80.70 hektarë. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 hektarë.

Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës. Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit.

Hapja e rrugës deri në afërsi të liqeneve, ka mundësuar fillimin e ndërtimeve ilegale, fluksin e madh të makinave si dhe ndotjen ujit në lumin Mirusha. Numri i madh i makinave paraqet shqetësim serioz në degradimin dhe ndotjen e vlerave natyrore të zonës. Veprimet e tilla ndikojnë drejtpërsëdrejti në humbjen e vlerave të rralla të gjeodiversitetit, biodiversitetit si dhe ndikojnë në ndotjen e lumit Mirusha. Problem mbetet mos themelimi i organit menaxhues për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”, siç parashihet me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës (neni 77).

Ekipi i portalit motilokal.com ishte te Ujëvarat e Mirushës për t’i parë këto bukuri mahnitëse dhe për tua sjell lexuesit këto pamje të mrekullushme./Motilokal.com