Gjendet e ngordhur një breshkë gjigante në brigjet e Vlorës [Foto]

Gjendet e ngordhur një breshkë gjigante në brigjet e Vlorës [Foto]

Një breshkë e llojit Kareta-Kareta (Caretta) është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Zvërnecit të Vlorës.

Biologu Simo Ribaj bëri bidokumentimin e breshkës, e cila ishte me një gjatësi 145 centimetra dhe është me e madhja e gjetur në këtë zonë.


Breshka kishte ardhur nga ujërat e Mesdheut dhe llogaritet të jetë afro 100 vjeçare.


Shkaqet e ngordhjes së saj nuk dihen, por mendohet se vdekja e saj mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale por edhe aksidentale./Motilokal.com